Zaev: Me amendamentet e pranuara në Kodin Zgjedhor, siguruam garanci shtesë për zgjedhjet lokale

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev dhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq pranuan delegacionin e misionit për ndjekjen e zgjedhjeve lokale në zyrën e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut, e udhëhequr nga shefja e misionit Tane de Zulueta.

Zaev dhe Mariçiq në takim thanë se të gjitha përgatitjet për zbatimin e zgjedhjeve demokratike për zgjedhjet lokale janë bërë në pajtim të plotë me rekomandimet e OSBE-ODHIR duke përfshirë këtu edhe ata që kanë të bëjnë për Kodin Zgjedhor.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim ata njoftuan për amendamentet e pranuara në Kodin Zgjedhor që kaluan me shumicë nga të gjitha partitë politike me çka u siguruan garanci shtesë për zbatimin e zgjedhjeve lokale sipas standardeve më të larta.