Zaev: Maksim Dimitrievski, njëri nga kandidatët favorit për Kumanovën

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se LSDM-ja përmes anketave do të përcaktohet për kandidatin me të cilin do të garojë në zgjedhjet lokale në Kumanovë, shkruan gazeta Lajm. Megjithatë, Zaev tha se njëri nga kandidatët favorit në garën brenda LSDM-së, është kryetari aktual i Kumanovës Maksim Dimitrievski. “Ne jemi demokrat, e dëgjojmë zërin e qytetarêve dhe përmes anketave do ta bëjmë zgjedhjen më të mirë. Gjithsesi, Maksim Dimitrievski është njëri nga kandidatët favorit, por kemi edhe kandidatë tjerë. Por, si tek të gjitha partitë edhe te ne, gjithë procedura duhet të kalojë përmes organeve partiake”, tha Zaev sot në Kumanovë.

Përveç Maksim Dimitrievskit, ambicie për të kandiduar për Kumanovën nën siglën e LSDM-së kanë shprehur edhe deputeti i kësaj partie Martin Kostovski dhe drejtori i SH.A “Ekonomia e Ujëravë” në Kumanovë, Oliver Ilievski./Gazeta Lajm