Zaev: Ligji për Prokurori publike e garanton të ardhmen evropiane të shtetit

Sjellja e ligjit për Prokurori publike e siguron të ardhmen evropiane të shtetit. Çdo pengesë në këtë proces do të thotë ikje nga drejtësia dhe largim nga Bashkimi Evropian (BE). Të tregojmë kapacitet të vërtetë demokratik për ndërtimin e institucioneve të fuqishme dhe të pavarura, të cilat do të luftojnë kundër krimit dhe korrupsionit , shkroi në Fejsbuk kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ministrja e Drejtësisë, Renta Deskoska njoftoi në Fejsbuk se nesër në orën 11:00 të mëngjesit, do të mbahet takim i grupit punues me të gjitha grupet parlamentare, në mënyrë që të harmonizohet teksti që do të hyjë në procedurën parlamentare.

Propozimet për redaktimin nomo-teknik të tekstit, sipas Ministrisë së Drejtësisë, do t’i dërgohet grupit të punës që ka përgatitur Propozim-ligjin për Prokurori publike, por edhe deri tek Sekretariati për Legjislacion i cili është institucioni kompetent për këtë çështje.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi njoftoi sot se nëse deri tek Parlamenti dorëzohet Propozim-ligji për Prokurori publike i harmonizuar dhe sipas përmbajtjes dhe sipas shumicës së dakorduar, ai menjëherë do ta vendos në seancë parlamentare.

“Ekziston mundësi e tillë procedurale”, deklaroi Xhaferi në takim me gazetarët, duke shtuar se kjo varet nga vullneti i përbërjes së Kuvendit.