Zaev: Kërcënimet për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës, kërcënim për të ardhmen e vendit

Kërcënimet e liderit të opozitës se me dy të tretat e votave në Kuvend, do ta shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës, nënkupton shfuqizim të anëtarësimit tonë në NATO dhe ndërprerje të procesit për fillim e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo është në kundërshtim me interesat tona strategjike dhe fund i tërë përparimit të cilin Maqedonia e Veriut, e realizoi gjatë viteve të fundit. Kryeministri Zoran Zaev, këtë deklaratë e dha, në një intervistë për portalin “Sllobodna TV”.

“Druaj se Mickoski realisht do ta bëjë atë, për shkak se ka dallim mes atij dhe Micotakisit. Micotakis e dinte se Marrëveshjet patjetër të respektohen dhe realizohen, Mickoski nuk e thotë këtë. Naive, por edhe marrë është të kthehemi prapa. Për këtë unë them se nuk do të lejojmë të kthehet regjimi, për shkak se asgjë nuk tregon se diçka është ndryshuar te partia opozitare VMRO-DPMNE. Ne jemi këtu të themi qartë dhe zëshëm se ato janë politika të dëmshme, të cilët do të shkaktojnë pasoaj seriozë për vendin”, tha Zaev, në intervistë, njoftojnë nga Shërbimi për marrëdhënie me publikun.

Ai po ashtu ka shtuar se pret që shumica e qytetarëve t’i njoh politikat e dëmshme të opozitës dhe votën ta jep për vazhdimin e politikave dhe drejtimeve të cilat na shpijnë drejtë të ardhmes.

Kryetari i Qeverisë së Maqedoni së Veriut, theksoi se me paralajmërimet për formim të shpejtë të qeverisë në Spanjë, është afër edhe përfundimi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO dhe se mbetet i bindur se iniciativa për përshpejtim të bashkëpunimit me shtetet anëtare të Ballkanit Perëndimor, është hap përpara i cili do ta shkurtojë procesin për anëtarësim në NATO, për shkak se një pjesë e madhe e obligimeve të cilat na presin gjatë negociatave, do të zgjidhen gjatë këtij procesi.