Djali i Naqe Çulevit e quan “nënë“ Rusinë (Foto)

Djali i Naqe Çulevit, kandidatit të VMRO-DPMNE-së për ministër të brendshëm në qeverinë teknike, Rusinë e konsideron “nënë”. Sipas mediumeve maqedonase, me profiling N. Çulev, ai ka shkruar në facebook “Matj Rosija” (Nëna Rusi), me alfabet rus. Më pas, kur emri i babait të tij ka dalë në sipërfaqe si kandidat për ministër të brendshëm, e ka fshirë statusin në fjalë, transmeton Gazeta Lajm.

Naqe Çulev u propozua kandidat për ministër të brendshëm në qeverinë teknike, pasi që LSDM mnuk e pranoi propozimin e parë të VMRO-DPMNE-së, për shkak se kandidati Kovaçki nuk plotësonte kushtin që tre vitet e fundit të ketë qenë person civil. Edhe vetë Çulev është propozim kontrovers, duke pasur parasysh se ka qenë drejtor i Agjencisë për Zbulim në kohën kur ka ndodhur rasti i Kumanovës.
Qeveria teknik pritet të votohet sot në Parlament dhe ajo do të funksionojë 100 ditë, deri në zgjedhjet e ardhshme. Kryeminister i qeverise teknike do te zgjedhet Oliver Spasovski ne vend te kryeministrit te deritanishem, Zoran Zaev. Sipas Marrëveshjes së Përzhinës, në kuadër të kësaj qeverie, ministria e punëve të brendshme dhe ajo për punë dhe politikë sociale i takon opozitës, bashkë me disa zëvendës ministra teknikë.
Marrëveshja e Përzhinës është diskriminuese për shqiptarët, sepse në të nuk parashihen poste ministrore për opozitën shqiptare, siç parashihen për opozitën maqedonase. Ky diskriminim është në kuadër të mendësisë së krijuar se në Maqedoni duhet të ketë demokraci vetëm në pjesën maqedonase të shoqërisë, kurse pjesa shqiptare duhet të jetojë në diktaturë.