Zaev: Jemi marrë vesh për zgjedhjet, por nëse ka bllokada mund të shtyhen

Zgjedhjet janë dakorduar dhe nuk do të lejojmë prolongimin e tyre. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
“Të gjithë e dinë se zgjedhjet janë dakorduar. Nëse lejohet që opozita të gjej mënyra që të bllokoj ligjet për paga më të larta dhe pensione, atëherë kemi arsye serioze të bisedojmë për shtyrjen e tyre. Të premten do të vendosim për kryeministrin e ri dhe një nga ato zgjidhje është Oliver Spasovski”, ka thënë Zaev.