Zaev – Jelstad: Norvegjia, pas SHBA-së, është partneri ynë më i madh strategjik në integrimin në NATO

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka realizoi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jern Jelstad, në të cilin është biseduar për anëtarësimin e vendit në NATO, procesin e eurointegrimit, bashkëpunimin rajonal, Marrëveshjen e Prespës, avancimi që e realizoi vendi në 2,5 vitet e fundit, zbatimin e reformave, si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 12 prill.

Zaev në takim është falënderuar për mbështetjen e gjithanshme që Mbretëria e Bashkuar ia jep vendit tonë, duke theksuar se Norvegjia, pas SHBA-së është partneri ynë më i madh strategjik në integrimin në NATO dhe shembull të cilin synojmë ta arrijmë.

“Në 2,5 vitet e fundit kemi sjell vendime të guximshme, kemi shënuar histori me qëllim që t’i realizojmë qëllimet strategjike të vendit për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, theksoi kryetari Zaev, duke shtuar se për një periudhë shumë të shkurtër kemi shënuar avancim dhe presim që BE-ja në mars, ta korrigjojë gabimin e vet historik dhe të na japë datë për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim”, ka theksuar Zaev.