Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotme ka deklaruar se javën e ardhshme do të dihet emri i ri i kryeministrit teknik, raporton SHENJA.
“Më rikujtuat se do të duhej të ulemi, qëllimi ishte që në bordin e fundit qendror kah mesi i dhjetorit të ulemi dhe të shqyrtojmë vendimet kadrovike, për pjesën e qeverisë teknike, unë besoj se javën e ardhshme, do të mund të kemi të strukturuara emrat për detyrimet tona kadrovike, kush është kryeministri teknik dhe dy zëvendës ministra shtesë që duhet të jenë tek financat gjegjësisht ministria e punëve të brendshme dhe në ministrinë për punë dhe politikë sociale.”, ka deklaruar Zaev.
Maqedoni Zaev: Javën e ardhshme do të dihet emri i kryeministrit teknik