Zaev: Jam i zhgënjyer, Bullgaria kundërshton nisjen e negociatave me BE-së

“Kam konfirmim, një anëtare e BE-së e kundërshton integrimin tonë dhe fillimin për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Për fat të keq, ka zhgënjim të madh, unë personalisht dhe besoj të gjithë qytetarët tanë. Bllokimi ynë vjen nga fqiu ynë, Bullgaria”, kështu ka bërë të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev se edhe gjatë Samitit për Ballkanin që po mbahet në Slloveni nuk ka përmirësim të statusit për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ka shtuar, se presidenti bullgar, Rumen Radev nuk i ka kuptuar porositë e qarta të kancelares në ikje të Gjermanisë, Angela Merkel dhe të presidentit të Francës, Emanuel Makron kur porositën – se Tirana dhe Shkupi i kanë përmbushur kushtet dhe është koha BE-ja të kryejë detyrën e saj.

Sipas Zaevit, veprimi i Radevit ka ofenduar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Porositë nga presidenti Makron dhe kancelarja Merkel janë të qarta – për zgjidhjet duhet të shikohet para, drejt ardhmërisë dhe jo gropim drejt të kaluarës. Por për fat të keq nuk jam i sigurt se presidenti Radev e ka kuptuar atë porosi. Hapat dhe bllokadat që Radevi i ka ndërmarrë në emër të Bullgarisë, janë ofendim për qytetarët e Maqedonisë”.