Zaev: Jam i gatshëm të mendojmë për prolongimin e regjistrimit

Kryeministri Zoran Zaev në pres konferencën e sotme, komentoi propozimin e presidentit Stevo Pendarovski për prolongimin e regjistrimit. Zaev tha se ëhstë i gatshëm të pranojë një gjë të tillë.
“E pashë edhe propozimin e presidentit të shtetot Pendarovski që të prolongohet regjistrimi për dia muaj. Në rregull, unë jam gjithmonë i gatshëm, gjithça vlen të mendohet. Gjatë verës e dimë që nuk zbatohet regjistrim, në shtator është fushata, tetori është periudhë zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe të mendoni për një muaj dy të përfundojmë diku deri në mesin e qershorit, tashmë e kemi vërejtur që opozita ka refuzuar. Prandaj edhe një herë do të bëj apel të jemi të përgjegjshëm dhe ta zbatojmë regjistrimin”, tha Zaev.