Zaev ia hodhi topin gjyqësisë: Gjithçka që duhej të bëjnë Qeveria dhe Kuvendi bënë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sonte prej para Gjykatës porositi se tani radhën e ka gjyqësia dhe u bëri thirrje gjykatës që të ndërmarrin përgjegjësi.

“Tanigjyqësia e ka radhën, për këtë arsye jemi sonte këtu, ecim për drejtësi. Të gjithë lëndët do të kenë epilog gjyqësor. Të akuzuarve do t’u gjykohet në bazë të dëshmive, për çfarë indikacione ishin bombat. Nuk ka amnisti të fshehur për askënd. Populli ynë është i etur për drejtësi, për drejtësi të shpejt, për drejtësi juridike”, tha Zaev në Marshin e sotëm.