Zaev-Galovej: Shteti tregoi gatishmëri për ballafaqim me koronavirusin

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot realizoi video-takim me ambasadoren e Britanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rejçëll Galovej.

Në takim ishte diskutuar për kërcënimin global nga pandemia me koronavirusin, pasojat e saj mbi ekonominë, si dhe proceset demokratike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nga ana e kryetarit Zaev ishte theksuar se të gjitha kapacitetet e shtetit, të shoqërisë, por edhe të LSDM-së si parti përgjegjëse janë vënë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të përhapjes së virusit, si prioritet më i lartë.

Përveç sigurimit të shëndetit, shtoi Zaev, veprimi i LSDM-së është fokusuar edhe në gjetjen e masave dhe politikave të cilat kanë për qëllim t’i sanojnë pasojat ekonomike nga koronavirusi dhe të krijojë ekonomi të re të shpejtë me rritje intensive për tejkalim më të shpejtë të krizës.

Kryetari Zaev potencoi se LSDM edhe përmes Qeverisë dhe institucioneve në të cilat është pjesë e përkushtuar e ndërtimit të demokracisë së fuqishme, me institucione të fuqishme me kapacitet, dhe prej atje në situatë kur shteti është pa Kuvend dhe me Qeveri kalimtare, plotësisht paraqitet nevoja nga mbajtja e zgjedhjeve sapo të mbarojë pandemia.

Nga ana e ambasadores Galovej ishte përshëndetur shkalla e lartë e transparencës së institucioneve gjatë pandemisë, si dhe përkushtimi i tyre në luftën me kërcënimet shëndetësore nga koronavirusi.