Zaev fillon takimet me liderët e koalicionit

Pasi njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeministrit, për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje lokale, Zoran Zaev ka filluar takimet me krerët e partive të vogla në qeveri, transmeton TV21.

Siç mësojmë, takimi do të realizohet në ora 15 në Qeveri.

TV21 është në terren dhe do të njoftojë me kohë për çdo zhvillim.

Kujtojmë se mbrëmë Zaev tha se edhe pse jep dorëheqje, sërish mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërkaq foli për riorganizim të qeverisë.