Zaev: E kam pyetur Borisovin pse gjithë njerëzit e kanë prejardhjen nga majmuni, vetëm maqedonasit nga bullgarët?

Si mysafir në emisionin “Utrinski Brifing”, kryeministri Zoran Zaev theksoi sërish se problemi me Bullgarinë është qesharak. “Ata thonë se e pranojnë realitetin për identitetin dhe gjuhën maqedonase, por kërkojnë t’i shohin rrënjët”, tha Zaev.
Ai vlerësoi se populli bullgar në zgjedhjet e kaluara tregoi se është për lidership bullgar dhe lidership që zgjidh probleme, transmeton gazeta Lajm.

Zaev është munduar që ish kryeministrit bullgar Bojko Borisov të ja sqarojë absurditetin e qëndrimit të Sofjes edhe me motive fetare dhe shkencore.
“Kur kam biseduar me Bojko Borisovin dhe më ka pyetur se si e kuptoni ju këtë me rrënjët, unë jam përgjigjur: ‘Sipas shkencës të gjithë e kemi prejardhjen nga majmunët, kurse sipas fesë të gjitha nga Adami dhe Eva. Dhe si është e mundur që vetëm maqedonasit të jenë bullgarë ose anasjelltas në mbarë botën?”, deklaroi Zaev.