Zaev: Dita e sotme është historike, sigurojmë ardhmërinë e vendit tonë

“Sot është një ditë e madhe që do të shkruhet në histori. Sot përcaktimi strategjik po bëhet realitet. Para deputetëve gjendet protokolli për anëtarësim në NATO. Anëtarësim në NATO me çka sigurojmë ardhmërinë dhe sigurinë e vendit tonë”, tha Zaev duke shtuar se Maqedonia e Veriut po bëhet vendi i 30 i NATO-s.

“Maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët dhe gjithë të tjerët, jemi bashkë krah për krah me më të fortit, më të fuqishmit në botë”, tha Zaev.

Vendosëm që problemet t’i zgjidhim, dhe jo të ikim nga çështjet e hapura dhe ia dolëm, ia dolëm për të gjithë qytetarët tanë, për të gjithë ne.