Zaev dhe Gashi arritën marrëveshje parimore për bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen

Shërbimi për informim i Qeverisë ka informuar për takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.

Sipas komunikatës, në takim është rënë dakord në parim për pjesën programore të bashkëpunimit të mundshëm të ardhshëm të shprehur përmes pjesëmarrjes politike dhe ekzekutive të Alternativës në Qeveri.

“Bashkëbiseduesit pajtohen se duhet të vazhdojnë reformat dhe kursi evropian…në këto momente më e rëndësishmja është stabiliteti i institucioneve shtetërore që t’ju shërbejnë qytetarëve. Kjo do të ofrojë zgjidhjet më të mira për sfidat më të mëdha aktuale si pandemia KOVID-19 dhe kriza globale e energjisë”, thekson komunikata.

Më tej nënvizohet se kanë filluar bisedimet për marrjen dhe ndarjen e përgjegjësive në interes të qytetarëve dhe shtetit, me c’rast janë shkëmbyer mendime rreth zgjidhjeve të mundshme kadrovike, që duhet të marrin përgjegjësitë dhe përgjegjësitë e mundshme, përkatësisht pozitat përkatëse si, ministra, zëvendësministra dhe zyrtarë të tjerë brenda pushtetit qendror.

Në ditët në vijim do të vazhdojnë konsultimet në këtë parti dhe më pas do të ketë takim të ri pune mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Gashi me ekipet e tyre”, njofton shërbimi për media i qeverisë.(INA)