Kryeministri Zoran Zaev ka falënderuar presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan për gatishmërinë e shprehur për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së vendit për vaksina.
“Nga dashuria e madhe ndaj Maqedonisë së Veriut e shprehur nga presidenti Erdogan dhe udhëheqësisë së Turqisë mike, menjëherë respektuan kërkesën tonë dhe treguan gatishmëri për të na siguruar 30 mijë vaksina. Këto vaksina janë të mirëseardhura derisa i presim të na vijë kontigjenti tjetër i vaksinave”, ka thënë Zaev. Ai ka deklaruar se në afat prej 7 deri në 10 ditësh do të mund të arrijnë këto 30 mijë vaksina që të vazhdojë procesi i imunizimit. /SHENJA