Youri Tielemans vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Leicester. Mesfushori belg, Tielemans tash e sa kohë është pjesë e listës së dëshirave të Arsenal, por edhe të Man United. Për situatën e lojtarit disa komente ka dhënë Aiyawatt Srivaddhanaprabha, shefi i skuadrës së Leicester. “Nuk ka asgjë. Nuk ka pasur akoma ndonjë ofertë”, ka thënë shefi i skuadrës angleze, transmeton lajmi.net. “Nuk ka ndonjë propozim konkret”, shtoi ai, i pyetur për interesimin e Arsenal dhe Man United. Mbetet të shihet nëse dy gjigantët e Premier League do të bëjnë ndonjë lëvizje formale drejt Tielemans, deri në fundin e merkatos.

Shtatë herë kampioni botëror në Formula 1, Lewis Hamilton vikendin e kaluar kapi shifrën e 300 garave në karrierën e tij në F1.

Britaniku është i vetmi pilot në grid që ka kapur kuotën e 300 garave dhe pritet të jetë i pari që merr një fitore pas garës së 300-të.

Lewis Hamilton, i pyetur për ndjesinë e participimit në garën numër 300 ka thënë se ndjehet akoma i ri dhe mund të kap edhe kuotën e 400 garave.

“Ajo që është çmenduri është se 300 është numër i madh për gara, dhe unë akoma ndjehem i ri dhe i freskët, me energjinë sikur më parë”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.

“Është vetëm numër. Unë mund të shkoj ndoshta te 400 gara”, shtoi britaniku.

Hamilton nuk ka marrë akoma ndonjë fitore këtë sezon, me W13 e Mercedes që ngeci në fillim të sezonit në performanca.