Yllka Kuqi ka ndarë me ndjekësit një pamje dimërore nga oborri i shtëpisë së saj, shkruan “Kosovarja”.
Fotografia pasqyron bukurinë e stinës së dimrit dhe ambientin familjar ku ajo jeton.
Këngëtarja jeton në Gjakovë, ku duket se gjen qetësinë larg angazhimeve të shpeshta artistike. Pamja e publikuar tregon oborrin e mbuluar nga bora, duke krijuar një ndjesi ngrohtësie pavarësisht temperaturave të ulëta.
Yllka vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, ku herë pas here ndan momente nga jeta e përditshme, krahas projekteve të saj muzikore.





