Ylli i Top Gear humb jetën pas një aksidenti në dëborë

Ylli i Top Gear, Ken Block ka humbur jetën në moshën 55-vjeçare pas një aksidenti me një automjet dëborë. Lajmin e bëri të ditur Hoonigan Racing Division.

Në një postim të bërë në Instagram ata lajmëruan: “ Me hidhërim konfirmojmë se Ken Block është ndarë nga jeta pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme. Ken ishte vizionar, një pioner dhe një ikonë. Dhe, më e rëndësishmja, një baba dhe bashkëshort. Do të na mungojë shumë. Ju lutem respektoni privatësinë e familjes në këto kohë zije.”

Block i nisi garat gati dy dekada më parë, duke fituar Rookie of the Year në Kampionatin Rally America

Më pas ai vazhdoi të konkurronte në Kampionatin Botëror të Rally dhe fitoi një numër medaljesh në X Games.

Përveç karrierës së garave, ai gjithashtu bashkëthemeloi markën e veshjeve sportive DC Shoes. Ken Block la pas gruan e tij Lucy dhe tre fëmijët e tyre.