Ylli i Liverpoolit konfirmon tërthorazi transferimin e Alexander-Arnold tek Real Madridi

Ylli i Liverpoolit, Andy Robertson, ka folur për thashethemet që po e lidhin Trent Alexander-Arnold me një kalim tek Real Madridi. 

Teksa po i afrohemi fundit të sezonit 2024/2025, pritshmëritë janë që Alexander-Arnold të transferohet në Spanjë tek madrilenët. 

Dy ditë para ndeshjes ndaj Fulhamit në Ligën Premier, bashkëlojtari i tij, Andy Robertson, është pyetur për të ardhmen e Alexander-Arnold. 

“Koka e Trent nuk është mirë sepse ai është i lënduar dhe Trent e urren të jetë i lënduar, kjo është mënyra se si ai është i ndërtuar”. 

“Ju e dini, asnjëri nga ne nuk e pëlqen të jetë i lënduar, por mendoj gjatë viteve që kam luajtur me të, Trent e lëndon më shumë”. 

“Atij i pëlqen të jetë në fushë, atij i pëlqen të luajë futboll dhe vetëm këtu është i fokusura. Është e pamundur për mua të them se nuk i kemi parë zërat dhe të gjithë që komentojnë dhe gjëra të tilla”. 

“Por për ne, fokusi ynë është që ai të rikthehet sërish i shëndetshëm dhe të bëjë atë që di në fushë. Sapo ta bëjë këtë, çfarë do që të ndodhë, do të ndodhë. Askush nuk e di ende”. 

“Njerëzit mund të flasin dhe ka shumë thashetheme, të gjithë po flasin për këtë, por për ne, ne duam një tjetër opsion në krahun e djathtë dhe Trent është një lojtar i madh”, ka thënë Robertson. 

Liverpooli ka momentalisht një epërsi prej 12 pikësh ndaj Arsenalit në krye të Ligës Premier, teksa kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u luajtur deri në fund.