Ylli i futbollit botëror: Gjyshin ma vranë serbët, dua ta blej shtëpinë që ia dogjën

Kroati i Milanit ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, ku ka rrëfyer karrierën dhe jetën e tij, episode që kanë lënë shenjë dhe nuk i harron kurrë.

Në ëndrrat e mesfushorit ekspert është shtëpia e gjyshit të vrarë në luftë.

Pes arritjeve të mëdha të Luka Modriç janë 6 Champions dhe “Topi i Artë”. “Që i vogël kam qenë milanist, për shkak të heroit tim të fëmijërisë, Zvonimir Boban”, – ka theksuar futbollisti kroat.

Për familjen Modriç ka treguar: “Babai ka qenë punëtor, nëna rrobaqepëse.

Përulësia të ndihmon, në fushë dhe në jetë. Gjyshi Luka? E mbaj emrin e tij me krenari.

Kur isha i vogël nuk shkoja në kopsht, qaja gjithmonë, kështu që më çuan te shtëpia e tij afër malit Velebit, në Dalmaci.

Jam rritur me kafshët, argëtohesha duke u tërhequr litarin kecave.

Po më ngacmoni një plagë të tmerrshme. Ishte dhjetor i vitit 1991, isha 6 vjeç.

Një mbrëmje gjyshi nuk u kthye në shtëpi dhe shkuan ta kërkonin.

E kishin qëlluar çetnikët serbë në një livadh afër rrugës. Ishte 66 vjeç dhe nuk i kishte bërë keq askujt.

Ne lamë gjithçka dhe shkuam në fillim në Makarska, në kampin e refugjatëve, pastaj në Zara.

Nëse nuk do të ishin granatat, do të ishte një fëmijëri normale.

Topi na ndihmonte ta jetonim jetën si duhej në atë moshë. Ato vite më bënë ky që jam.

Shtëpinë e dogjën pas vrasjes së gjyshit.

Terreni përreth është pastruar, edhe pse janë ende tabelat e rrezikut. Sot e ka shteti në pronësi, është rrënuar krejtësisht.

Mendojnë ta bëjnë muze, por nuk dua të vendosin të tjerët. Dua ta blej atë shtëpi, për gjyshin dhe për mua. Është një pjesë e jetës sime”, – është shprehur Modriç.