Yll Limani e Ledri Vula sot publikojnë bashkëpunimin e tyre

Dyshja e pëlqyer nga publiku, Yll Limani e Ledri Vula, kanë disa ditë prej kur kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre.

Ata prej disa ditësh kanë ndarë foto nga prapaskena e xhirimeve të klipit, duke mos dhënë detaje se kur publikohet ky projekt, shkruan lajmi.net.

Por kësaj pritje i vjen fundit, pasi bashkëpunimi i shumëpritur publikohet sot.

Projekti i quajtur “Tonat”, publikohet sot në orën 18:00.

Këtë e ka bërë ditur Ledri Vula përmes një postimi në ‘Instagram’.

“Nesër, 18:00, Tonat”, ka shkruar Ledri.

Ndryshe, ky sezon veror ishte i mbushur me bashkëpunime./Lajmi.net/