Aqif Ademi
DIBRANËT JANË KUDO NË HAPSIRAT KOMBËTARE DHE NËPËR BOTË. Në Amerikë janë tashmë shumë dibranë , ku punojnë dhe jetojnë, por njëri nga këta është dhe humanisti i madh dibran Ylber Pilku, i cili asnjëherë nuk ka rreshtur së ndihmuari në momente të vështira që janë ndodhur dibranët apo shqiptarët, ku do ku ndodhen. Vjen një kohë kur artistët, krijuesit nuk mund të jenë indiferent për punët e mira që bëjnë individët të caktuar, ku në rrethana kritike janë të gjendur. Një ndër këto është dhe familja Pilku, me Ylberin në Amerikë. Ylberi vjen nga një familje me histori, ku ne e kemi shkruar në librin DIBRA E MADHE. Ylberi gjithmonë thekson: Nuk është puna të mrekullohemi në egzistencën tonë personale, por gjithmonë, në varësi të mundësive, njeriu është në shpirt human lind i tillë. sot ka pasanikër që nuk shqetësohen për humanizmin e njerëzve në nevojë, mos prit kurrë humanizëm nga njerëz që vijnë nga bota e krimit apo nga afera koruptive, por duhet të presim nga njerëz që kanë krijuar pasuri me djersën e tyre , dhe vërtetë ashtu na shoqëron logjika e kohës moderne. Ylber Pilku ka vite që ndodhet në Amerikë dhe ka qenë i suksesëshëm në punët e tij në atë kontinent të largët. Por ai kurrë nuk e largoj vëmendjen nga Dibra, nga historia e saj, nga vlerat e mëdha historike kulturore që ka. Ai është prezent në evenimentet që zhvillohen në Dibër, por ai ka sakrifikuar në shkëlqimin e vlerave historike të Dibrës, për të mos i përmdndur ndimesën financiare që ka akorduar, për realizimin e shumë veprave artistike, qoftë libra, simpoziume dokumentare , ndihma për njerëz në nevojë, në Kosovë në Tiranë, apo në aktivitetet që zhvillohen nga dibranët dhe shqiptarët në Amerikë. Ylberi i dha përjetësi figurës së madhe të Iljas Pashë Dibrës duke bërë të mundur bustin e tij me shpenzimet e tij, që është vendosur në Peshkopi. Ndjenja e madhe kombëtare, që e karakterizon, dashuria për vdndlindjen, bënë si shkas për ta kthyer shtëpinë e tij luksoze në një muze ku ka rënditur të gjithë figurat historike të rëndësishme të kombit. Humanizmi i tij i kalon kufijtë në ndihmat për UÇK-në E KOSOVËS.Kush është drejtuar Ylber Pilkut për ti ndihmuar, ai ka qenë i gatëshëm në çdo moment i ka ndihmuar. Jetën në Amerikë fillimisht nuk e ka pasur të lehtë, por me punë, seriozitet dhe optimizëm ja doli duke qenë sot biznesmen i suksesëshëm, dhe ndjehet mirë me punën e tij si familje, por nuk është i qetë kur atdheu i tij nuk është mirë. Dashuria për vendin trojet shqiptare, Ylberi vjen dhe i viziton shpeshë në Tiranë, Durrës, Prishtinë, Shkup, e në qytete të tjera shqiptare. Ylber Pilku qëndron në ikonën e tij si shpirt human duke e përsosur çdo ditë emrin e një patrioti të vërtet dibran, që po bën kaq shumë për njerëzit në nevojë për dibranët apo shqiptarët ku do ku janë. Jeton në koherent të ngjarjeve që zhvillohen në hapësirat shqiptare. Tek Ylberi shohim njeriun e fisëshëm, njeriun e punës, të shoqërisë, të miqësisë, të familjes, të humanizmit, të njeriut të kompletuar në dimensionet e tij jetësore në përditëshmëri, ku do që ndodhet. Si Ylberi në Amerikë ka shumë dibranë, që janë të suksesëshëm dhe kanë dhënë kontribut për origjinën e tyre dhe për çështjen kombëtare. Duhet të jemi të bashkuar, thekson Ylberi këtu në Amerikë, që të ndihmojmë sa më shumë për Dibrën, që të mos e lemë që ajo të rënkoj në vete nga politika sllave , QË PËR FAT TË KEQ AKOMA ËSHTË MURI NDARËS MES Dy Dibrave. “O sot, o kurrë, koha punon për shqiptarët”. Z Pilku dhe kohët e fundit ka dhënë kontributin e tij dhe për këtë epideminë që pllakosi globin, për organizimin e ndihmave për në Dibrën e Madhe. Ai përsëri shprehet, përderi sa njerëzia nuk është e përjetëshme, duhet me qenë më njerëzor, më të qetë, më të dashur, më human, më shpirt mirë, nuk ka kohë për mënxira, për hidhërime, për egoizëm, apo xhelozira, por për paqë, lumturi e njerëzillëk. Kjo moto e sinqertë e Ylberit na frymëzon dhe na mbush me krenari të ligjëshme, e me ndjenja të larta e të qenurit dibran dhe ndjehemi krenar për emërin që kanë lënë dibranët nëpër botë. Ylber Pilku është krenari mirnjohje për të gjithë ne dibranët dhe të gjithë shqiparët kudo ku janë.
MIRNJOHJE YLBER PILKU PËR HUMANIZMIN TËND QË STË KA MUNGUAR KURRË .NDERIME DHE MIRNJOHJE NGA NE KRIJUESIT E ARTIT DHE KULTURËS, QË SHPESHË HERË NUK KA QENË E VOGËL. GADISHMËRIA JUAJ PËR NDIMESË … FAL SHPIRTIT TËND TË MADH PREJ HUMANISTI…..