Pas Kuvendit Zgjedhor te PDSh-se Dega Saraj, krert e PDSh-se kane keshuar kumtese per opinion. Ja kumtesa partiake:
“Në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe fuqizimit të organizimit të brendshëm, Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi Kuvendin Zgjedhor të Degës në Saraj.
Me mbështetje unanime, për kryetar të Degës u zgjodh z. Ylber Çilafi, ndërsa njëkohësisht u formua edhe kryesia e re, e cila do të angazhohet në realizimin e prioriteteve dhe forcimin e mëtejshëm të degës.
Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e unitetit dhe angazhimit konkret për avancimin e strukturave partiake dhe realizimin e synimeve të ardhshme.
Ky kuvend përbën një hap domethënës drejt konsolidimit dhe fuqizimit të PDSH-së në Saraj.
Sekretariati për Informim – PDSH”
#partiademokratikeshqiptare #pdsh #Saraj


