Xi: Nuk do të kursejmë mjete për të mbrojtur shëndetin e popullatës

Presidenti i Kinës Xi Jinping tha se Partia Komuniste e Kinës (PKK) do të mbrojë jetën dhe shëndetin e popullatës me përpjekje të pakursyera.

Xi e tha këtë në pjesëmarrjen pasditen e së premtes në një diskutim me deputetë nga delegacioni i Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme, në sesionin e tretë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP), organit më të lartë ligjvënës në Kinë.

Xi tha se PKK-ja s’ka asnjë interes vetjak dhe vë në plan të parë interesat e popullit në çdo rrethanë.

Ai tha gjithashtu se në kushtet e pandemisë së rëndë, PKK-ja ka shprehur qartë se jeta dhe shëndeti i popullit duhet të vihen në vend të parë.