Xi Jinping zhvillon bisedime me zv. presidenten amerikane Kamala Harris

Të shtunën, gjatë pjesëmarrjes në takimin jozyrtar të APEC-ut, presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një bisedë të shkurtër me zv.presidenten amerikane Kamala Harris.

Xi Jinping tha se takimi me presidentin amerikan Joe Biden në ishullin Bali të Indonezisë ishte frutdhënës dhe konstruktiv. Ai shprehu shpresën se Kina dhe ShBA-ja do të shtojnë njohjen reciproke me njëra-tjetrën, duke pakësuar keqkuptimet dhe promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Kamala Harris u shpreh se takimi i dy liderëve amerikanë dhe kinezë në Bali pati sukses. ShBA-ja nuk kërkon kundërvënien me Kinën, ndërsa të dy palët duhet të zhvillojnë bashkëpunimin në çështjet globale. (Fani)