Xi: Bashkëpunimi Kinë-Kore e Jugut kundër pandemisë, i efektshëm

Presidenti kinez Xi Jinping tha në një bisedë telefonike me homologun e vet koreanojugor Moon Jae-in se bashkëpunimi midis Kinës dhe Koresë së Jugut kundër pandemisë së COVID-19 është i frytshëm.

Ndërsa vazhdojnë parandalimin dhe kontrollin efektiv të COVID-19, të dy palët kanë marrë rol drejtues në hapjen e një “korsie të shpejtë” për vizitat urgjente të personelit thelbësor, për të siguruar funksionimin pa probleme të zinxhirëve industrialë, të furnizimit dhe logjistikës në rajon.

Moon Jae-in tha se vlerëson shumë rezultatet e dukshme që ka arritur Kina në luftën kundër COVID-19 dhe uron që dy sesionet e këtij viti të Kinës të kenë sukses.