Xhuli premton që nëse e fiton “BBVK”, do të dhurojë një udhëtim falas për të gjithë banorët

Pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe e “Big Brother VIP Kosova”.
Xhuli, Vedati, Stresi, Artani dhe Mbresa janë finalistët e këtij edicioni, shkruan lajmi.net.

Mbrëmjen e kaluar u rikthyen disa nga ish banorët për të qëndruar 24 orë.

Atyre iu dha një sfidë nga ‘Vëllai i Madh’ që të bëjnë ‘lojën me shishe’, për të treguar të vërtetën apo për të bërë ndonjë gjë, varësisht se çfarë iu caktua nga të tjerët.

Xhuli, bëri një premtim të madh nëse fiton spektaklin apo 200 mijë euro.

Ajo theksoi se do t’i dërgojë të gjithë banorët në pushime falas, pra 25 banorë “200 mijë është e gjitha, 40 mijë për finalistët, 150 mijë shkojnë direkt për shoqatën e grave dhe 10 mijë të tjera do t’iu dërgoj në pushime falas në Turqi një javë”, u shpreh ajo./Lajmi.net/