Stresi dhe Xhuli Nura ditën e djeshme (e martë) për Shën Valentin kanë shijuar një bisedë së bashku.
Ata kanë folur për karrierën dhe jetën personale, duke treguar më shumë detaje për romancat e tyre të mëparshme.
Njëra nga pyetjet që iu drejtua modeles nga Drenica kishte të bënte dashurinë, që duhej të thoshte më shumë se si është kur bie në dashuri.
Foto: Screenshot/YouTube
“Isha duke fluturuar, asgjë nuk më ndalonte edhe gjithë bota të ishte kundër neve dyve ishte mirë. Më mungonte edhe pse bashkëjetonim. Një njeri inteligjent dhe i respektueshëm e vlerësoj për atë kohë. Unë e dashuruar jam e çmendur dhe nuk ka asgjë në botë që nuk e bëj për atë person”, ka thënë ajo.
Tutje, ajo është shprehur se e ka marrë malli të dashurohet pasi ka një kohë të gjatë që është beqare.
Foto: Screenshot/YouTube
“Më ka marrë malli të shoh Xhulin e dashuruar sepse ka gjashtë vite që nuk kam qenë në dashuri, mos të mendoj vetëm për punë, por edhe të jem më e butë”, shtoi Nura.
Xhuli ndryshe nisi një lidhje dashurie brenda BBVK me konkurrentin Atdhe Xharavina.






