Modelja nga Drenica, Xhuli Nura u rendit e treta nga pesë banorët finalist të Big Brother VIP Kosova – teksa çmimin e madh e fitoi reperi nga Shqipëria, Stresi.
Mes shumë reagimesh, një tjetër personazh publik, modelja Arbenita Ismajli ka shprehur zhgënjimin për humbjen e Xhulit.
Në një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Arbenita tha se në trojet shqiptare drejtësia asnjëherë nuk shkon në vend.
Foto: Arbenita Ismajli/Instagram
Sipas modeles, Xhuli arrit që të fitonte dashurën e publikut brenda tre muajve të qëndrimit në shtëpinë e famshme të BBVK.
“Edhe një herë si çdo herë, drejtësia nuk shkon në vend në Shqipëri. Big Brother kishte vetëm një fituese dhe të gjithë e dimë kush e dha shembullin më të mirë aty…Me rëndësi është që dimë kush ishte e dashura e të gjithëve. Nga 0 te 100 për vetëm 3 muaj. Xhuli”, ka shkruar Arbenita.