Xhuli flet sërish për konfliktin me Dafinën: Nuk ishte sulm ishte vetëmbrojtje, e nisi ajo e para

Xhuli është ndër banoret më të komentuara të “Big Brother VIP Kosova”.

Ajo para disa kohësh ka treguar se ka pasur një konflikt me këngëtaren kosovare, Dafina Zeqirin, shkruan lajmi.net.

Xhuli nuk ka hezituar ta rikthejë sërish këtë deklaratë teksa ka dhënë edhe detaje.

Këtë here, Xhuli ka folur për rastin pas një pyetje që iu bë nga Stresi.

“A mendon se një grua e fortë si ti që flet gjithmonë për feminizmin dhe mbrojtjen ndaj gruas dha një shembull të mirë kur ka përmendur dhunën ndaj një gruaje tjetër, qoftë edhe si vetëmbrojtje?”, ka qenë pyetja drejtuar Xhulit.

Ajo ka zbuluar se rasti ka ndodhur në vetëmbrojtje dhe se e gjitha nisi nga motra e këngëtares.

“Ka ndodhur një rast që ishim në një vend të përbashkët në një kafiteri, dhe ishte me motrën e vet, në atë kohë që të dyja ishim fytyra që ishim përfolur edhe motra e asaj me ofendoi me një fjalë shumë të rëndë, dhe ajo ka kaluar nga shpina e mi ka kapur flokët. Nuk ishte sulm por ishte vetëmbrojtje, nuk e kam filluar e para, por e ka filluar ajo. Edhe sot po të më ndodhi do të veproja njëjtë, për këtë arsye kam kryer kurse boksi, ‘kick box’ e xhudo që të përdor vetëmbrojtën”, ka thënë ajo./Lajmi.net/