Xherdan Shaqiri fiton çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga sfida Zvicër – Turqi

Shaqiri kontribuoi me dy gola shumë të bukur në fitoren vendimtare të Zvicrës kundër Turqisë në ndeshjet e rrethit të fundit të Grupit A për Euro 2020.

Pas ndeshjes, sulmuesi i Liverpoolit u vlerësua me notën e lartë 8.6 dhe poashtu u shpall edhe lojtari më i mirë i këtij ballafaqimi.