Xhensila dhe Lumi B sjellin sot bashkëpunimin e tyre “Prit pak”

Lumi B dhe këngëtarja e njohur shqiptare po sjellin bashkëpunimin e tyre muzikor së shpejti, shkruan lajmi.net.

Lajmin e bënë të ditur përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale dhe si duket tashmë ata kanë lajmëruar se sot vjen kënga në ekranet tona.

Lumi B ndau një imazh nga prapaskenat e klipit muzikor ku shihen të dy të rregulluar teksa pozuan për kamerën.

 

“Prit pak”, vjen sot nga Xhensila dhe Lumi B, projekt ky i cili besohet të jetë një ‘hit veror’ nga dyshja e famashme./Lajmi.net/