Xheladin Murati, profesor i programit të pedagogjisë transformuese

Shkruan: Zejnulla Saliu

Profesor Xheladin Murati është një nga protagonistët e padiskutueshëm të pedagogjisë
kombëtare dhe vlerave pedagogjike në përgjithësi. Profesori ishte ligjërues i jashtëzakonshëm i
lëndëve pedagogjike dhe metodikës në normalen e Tetovës dhe të Akademisë Pedagogjike në
Shkup e më vonë edhe në Fakultetin Pedagogjik të Shkupit. Ishte analizues i shkëlqyeshëm i
problemeve pedgogjike, studiues, publicist, botues librash dhe politikan. Në vitin 1990 nisi
edhe karrierën si politikan duke themeluar partinë e parë shqiptare dhe nismën e pluralizmit
politik dhe inaugurimin e demokracisë. Ishte deputet dhe nënkryetar i Parlamentit të
Maqedonisë në dy mandate 1991-1994 dhe 1994-1998 i zgjedhur nga Partia për Prosperitet
Pedagogjik ku punoi dhe kontribuoi për barazinë gjuhësore, kulturore e arsimore të shqiptarëve
në Maqedoni.
Që prej vitit 1971 profesori ka në krah bashkshorten e tij Zarijen, një mësuese e shkëlqyer që
ishte si asistente e tij në tërë krijimtarinë e tij pedagogjike dhe në krijimin e afirmimin e vlerave
të profesionit të mësuesisë. Vlen ta citoj mendimin e tij domethënës: “Të bësh punën e
mësuesit, është diçka më vështirë, sesa të mësosh për mësuesinë”.
Veprimtarinë krijuese dhe botuese të profesor Xheladin Muratit e shikoj nga tri aspekte:
– në fushën e arsimit dhe edukimit,
– në fushën e politikës,
– në fushën e botimeve të tektsteve pedagogjike mbi 50 libra.
Ndërkaq, siç lexojmë nga CV-ja e tij ka botuar mbi 420 punime, studime e artiku nëpër
revista e gazeta në vend dhe jashtë tij, të cilat mund të klasifikohen poashtu në tri kategori:
– vlera dhe personalitete nga historia e pedagogjisë,
– studime, vështrime dhe analiza nga fusha e pedagogjisë e të shkollës, dhe
– politika, politikëbërja dhe qeverisja.
Një listë e gjatë e angazhimeve, pozitave dhe një eksperiencë e larmishme që vë në pah
punën e palodhshme, vullnetin dhe nivelin e akademik të tij flasin qartë dhe të shtyjnë drejt
përmirësimit dhe avancimit e realitetit pedagogjik, sfida theksohet edhe më shumë kur kemi

2
parasysh botimin e një numri të madh të librave nga fusha e pedagogjisë dhe jo vetëm (57 sish)
dhe mbi 415 punime e studime të ndryshme të botuara nëpër revistata dhe gazetat e vendit e
jashta tij.
Profesor Xheladini ka plot 50 vite në skenën profesionale- pedagogjike ku ka arritur suksese
të shumta jo vetëm në pedagogji. Falë sukseseve të mirëfillta atë e quanin edhe mësues i
mësuesve mbase me vite punoi në përgatitjen e mësuesve. Ai gjithashtu është autor i 52
librave nga fusha e pedagogjisë dhe politikës. Në pamundësi ti përmendi të gjitha botimet, po
shënoj librat më të rëndësishme nga pedagogjia si: Pedagogjia e përgjithshme, Didaktika,
Metodologjia e kërkimit pedagogjik, Pedagogjia familjare, Pedagogjia shkollore, Pedagogjia e
kohës së lirë, Ndryshimet e arsimtarit dhe ndryshimet në shkollë, Hyrje në teoritë e edukimit,
Zhvillimi i pedagogjisë sot, Mësuesi dhe shkolla, Mbi didaktikën dhe problemet e
mësimdhënies, Tendencat evropiane në arsim, Për pedagogjinë dhe proceset pedagogjike,
Shkollat e para shqipe 1941-1944 nën pushtimin italian të Maqedonisë Perëndimore, Hyrje në
andragogji, Metodika e mësimdhënies së matematikës në kl. I-IV, Metodika e punës me nxënës
të talentuar dhe shumë të tjera.
Veprat e profesesor Xheladin Murati kanë potencial të ndrisin mendjen dhe shpirtin krijues
në fushën e edukimit dhe mësimdhëies. Ai kontribuoi në përparimin e mendimit të thelluar e
shkencor, në funksion të përmirësimit të të gjithë komponenteve të sistemit të arsimit.
Veprimtarinë e profesor Xheladin Muratit më shumë do e quaja sfiduese se sa e vështirë.
Sfidat janë atraktive dhe të shtyjnë drejtë avancimit dhe prodhimit të vlerave. Ai kishte një grup
atributesh që nuk pasqyroheshin shpesh tek veprimtaria e tij. Përkundrazi si nxënës i tij,
normalist i gjimnazit të Tetovës kam mësuar shumë gjatë viteve të mësuesisë, kam mësuar
shumë se sa ka ndikuar në motivimin ee nxënësve për të qenë mësues dhe njeri i arsimit e të
kulturës. Po edhe veprat dhe punimet e tij ishin motiv shtesë për punë cilësore pedagogjike.
Po përfundoj me një mendim sublim. Profesor Xheladin Murati është person shumë i qetë, ai
gjithmonë ka një fjalë për gjithçka. Është e rëndësishme, sepse nëse qëndroni në një shoqëri të
madhe, duhet të kuptoni se kur është koha për të folur dhe kur është më mirë të heshtni.
Kështu kuptohet ai.