Xhavit Haliti: Me UÇK-në në shpirt, me PDK-në drejt fitores

Xhavit Haliti, një nga themeluesit e UÇK-së, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të votojnë masivisht për PDK-në.

“Ftoj të gjithë qytetarët të votojnë për PDK-në dhe për Bedri Hamzën kryeministër. Me UÇK-në në shpirt. Me PDK-në drejt fitores”, ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.

Xhavit Haliti mban numrin 14 në listën e PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës.