Xhavit Haliti kur pyetet se a do ta votojë Vjosa Osmanin: Varet qysh disponohet njeri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, nuk e ka përjashtuar mundësinë që ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente.

Ai ka thënë se vendimi i PDK-së ka qenë që të mos votohet Vjosa Osmanin, por ai ka dhënë një përgjigje interesante kur pyetet se si do të votoj personalisht.

“Varet qysh disponohet njeri”, ka thënë Haliti.

“Ne kemi një vendim të partisë që nuk e votojmë”, thotë tutje.

Haliti i cili në seancën e konstituimit të Kuvendit e votoi Glauk Kojufcën për Kryetar të legjislativit thotë se nuk e ka problem kush do të jetë President i vendit, vetëm se duhet t’i bëj votat e mjaftueshme.

Për Vjosa Osmanin thotë se nuk ia ka kërkuar votën për t’a votuar për Presidente.

“Vjosa Osmani s’ma ka kërku votën. Unë mendoj që Kosovës i duhet presidenti, unë nuk e kam problem kush është ai që i fiton votat, qoftë edhe Vjosa”, tha Haliti për Front Online.