Sot ka dështuar sërish të konstituohet Kuvendi i Kosovës.Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur në votim dy kandidatura, Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën, të dyja ministre në detyrë në Qeverinë Kurti.
Të njëjtat arritën të marrin nga 57 vota secila të pamjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamnetare.Në lidhje me emrat e propozuar nga LVV-ja ka folur për “Gazeta Blic” politikani dhe zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavvit Haliti.
Haliti tha se ky vendim i Kurtit është për të ‘nervozuar opozitën’ sepse për dy kandidaturat në fjalë sipas tij ka qenë i ditur epilogu.Ai potencoi se ‘mënyra se si ka vepruar sot Kurti, është strategji për ti përfunduar tri votimet dhe për ta dërguar çështjen prap në Gjykaten Kushtetuese’
“Është një vendim i Albinit, për ta nervozuar opozitën, sepse edhe për njërën edhe për tjetrën është i ditur epilogu. Mënyra se si ka vepruar sot Albini, është strategji për ti përfunduar tri votimet dhe për ta dërguar çështjen prap në Gjykaten Kushtetuese”“Sepse sipas vendimit të saj, këtë rrugë e ka lënë të hapur. Nuk kamë informacion nga brenda VV , por po supozoj që edhe kandidatura e tretë do e ketë të njëjtin fat, nëse nuk arrinë që ti bëjë 61 vota” tha Haliti në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.