Xhamitë e Shkupit me tabela të unifikuara

Myftinia e Shkupit në planin e aktiviteteve vjetore ka paraparë dhe unifikimin e tabelave nëpër gjitha xhamitë e Shkupit me identitetin institucional të Myftinisë.

Tabelat përmbajnë logon e BFI –së dhe Myftinisë së Shkupit, emërtimin e xhamisë , datën e ndërtimit, datën e rindërtimit dhe datën e restaurimit të xhamisë.

Procesi i vendosjes së tabelave filloi të enjten (11 nëntor 2021), dhe do të përfundojë me unifikimin e gjitha xhamive tona; në zonën e qytetit, Karadakut, Karshiakës dhe Dërvenit.