Xhamia Tulipan në Zvicër, shtëpi fetare dhe kombëtare

Shkruan: Xhafer Ymeri, Bazel
Xhamia TULIPAN shtëpi e Zotit dhe e njerëzimit në të cilën bëhen fejesat dhe martesat, fëmitë e posalindur pagëzohen jo vetëm me emra Fatime dhe Abdullah por edhe me emrat Çame, Çam dhe Janina! Dhe nuk lexohen vetëm thënjet Kuranore por bëhen lutje për Paqë dhe Njerëzi ndërnjerëzore në mbarë Tokën e cila ështē edhe më e madhe se kontinentet!!! Kjo shtëpi e Zotit njëra ndoshta ndër më të rejat, më bashkkohoret dhe më të mëdhatë në Zvicërr dhe Europë filloi ndërtimin me 18. maj 2020 dhe përfundoi me 8. maj 2021.
Ka një sipërfaqe prej 4744 m2 me faltoren për burra me 620m2 dhe për ate gra me 350m2. Një restoran me 340 ulëse, me ushqime dhe gjella shqiptare. Xhamia ka dy mësojtore dhe leximore, një për gra dhe një për burra me mija librash fetare, letrare dhe shkencore me një çerdhë për fëmitë e nënave të punësuara.
Kryesia e Xhamisë dhe besimtarët kishin pasë fat të ken Halil Ademin si një Imam i cili së bashku me bashkëshorten Aishen kishin mbarua studjimet në Universitetin “Usul El Din” Halili besa kishte përfundu me sukses edhe studjimet pasdiplomike në Universitetin “The World Islamic Sciences&Education Universisy” (W.I.S.E) në Amman të Jordan-isë. Rastësia e Zotit na kishte sjellë në të njejtin vend Reinach (Rajnah) të Aargau-s ku edhe unë edhepse i moshuar punoj në tri shkollat e këti katundi me plot mirëkuptim dhe mikpritje ndaj gurbetqarve e në veçanti ndaj Shqiptarve nga gjitha Tokat Jugo-Sërbosllave jashtë Shqipërisë! Që nga hyrja e parë në disa nga klasët e tri shkollave ku punoja u habita nga emrat dhe gjuhët amtare simbas të cilave ishin shënuar. Me ndihmën e një përkujdesëse dhe përgjegjëseje të shkollave më erdhën të dhënat se nga 337 nxënëse dhe nxënës nga të gjitha gjuhët e botes 231 prej tyre kishin shqipën si gjuhë amtare.
Kjo vërtetësi nuk më gëzoi por përkundrazi më bëri të mërzitem dhe të dëshprohem!!! Megjithate në këtë Xhami jetësohen përditëshmëri jo vetem fetare por edhe kombëtare dhe njerëzore. Para pak ditësh rastësishtë u renditën tri festa dhe shënime të rëndësishme kombëtare, Beslidhja Shqiptare, Trimëria dhe Përjetësia e Dëshmorve të UçK-së e në veçanti e Dëshmorëve të familjes së Jasharajve dhe dita e Mësueseve dhe Mësuesve.
Nderimi, mundësia dhe ftesa e Besimtareve dhe Besimtarve, e kryesisë dhe e Imamit të kësaj Xhamie që për këto 3 festa të më mundësojnë përurimin e dy librave të mia: “Sopoti, 18 rrëfime dëshmuese” kushtuar masakrës së Sopotit me 4.nëntor të vitit 1945 dhe libri më i ri i imi “Rëfimet e gurbetqarit të pastrehë” më gëzoi shumë.
Krenaria ishte edhe më e madhe se përjetova një pjesë të ëndrrave të të mëdhenjve Hoxhë Hasan Tahsinit, Hasan Masuricës dhe Hafiz Ali Korçës se Faja duhet të jet e pandashme me Kombin i cili ka gjuhën, të kaluarën dhe të ardhmën e njerëzishme!!! Edhe porositë e gjith njerzve të mençur e ndër ata edhe të Profetit Muhammed se “NËNA” është më çmuara dhe më e shenjta për çdo njeri pamvarësishtë se çfar gjuhe dhe përkatësie ka! Pra edhe Nëna shqipëtare e ka vendin dhe meritat e saja!
Falënderimit tim dua t’ia bashkangjes dëshirën dhe urimin që në ato mësojtoret të mësohet përveç Kuranit të madhënishëm edhe gjuha shqipe dhe gjuhët tjera dhe lëndët tjera të cilat do t’i ndihmojnë besimtarve Islam dhe njerëzimit si urë dhe lehtësim për të kalu me ndershmëri nga kjo jetë e kufizuar në atë të përjetshmën!