Xhaka ‘thyen heshtjen’ flet për të ardhmen e tij

Granit Xhaka ka komentuar në lidhje me të ardhmen e tij.
Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, por pritet të largohet këtë verë.

Raportimet e fundit thonë që Xhaka është shumë pranë transferimit në Gjermani, te Bayer Levrekusen.

Së fundmi është vetë lojtari që ka komentuar në lidhje me të ardhmen e tij.

Ai nuk dha informacione, por tha që javën e ardhshme do të bëhet i ditur vendimi i tij.

“Nëse javën e ardhshme do të dimë më shumë për të ardhmen time, do të jem mirënjohës për fansat sepse si më trajtuan pas kësaj, nuk e prisja këtë”, tha për ‘Standard’.

Sipas Fabrizio Romanos, Bayer Leverkusen, do të përfundojë së shpejti marrëveshjen për 15 milionë euro dhe kontratë 4-vjeçare me Xhakën. Çështje e detajeve përfundimtare.