Xhaka nis stërvitjet me ekipin e Bayer Leverkusen

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka filluar stërvitjet me ekipin e Bayer Leverkusen.

Dje gjatë ditës lojtari i Kombëtares së Zvicrës për herë të parë u paraqit në stërvitje me ekipin nga Bundesliga që prej transferimit të tij nga Arsenali, shkruan Lajmi.net

Xhaka përmes një video përshëndeti të gjithë tifozët e Leverkusen dhe tha se mezi pret të filloj punën në ekipin gjerman.

Kujtojmë që transferimi i Xhakës në Leverkusen kushtoi 25 milionë euro, kurse futbollisti nga Kosova do të punoj me legjendën e futbollit, Xabi Alonso./Lajmi.net/