Xhaka me shokë në epërsi ndaj Italisë, deri tash s’ia lejuan asnjë goditje në portë

Zvicra ka kaluar në epërsi kundër Italisë në 1/8-tën e finales.

Golin për helvetikët e shënoi Freuler në minutën e 37-të të takimit, pas një asistimi fantastik brenda zonës nga Vargas.

Deri në momentin e golit, Zvicra e dominoi ndeshjen, duke mos e lejuar Italinë që të dërgojë asnjë goditje në portë.