Xhaka: Kjo skuadër është e mrekullueshme

Zvicra dje bëri befasinë duke eliminuar Francën nga “Euro 2020”.

Në këtë fitore më meritori ishte mesfushori Granit Xhaka, që edhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Pas ndeshjes, Xhaka tha se treguan karakter dhe që kjo skuadër është e mrekullueshme.

“Pas 3-1 për t’u rikthyer ndaj Francës, tregon karakter të madh. Kjo skuadër është e mrekullueshme”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Zvicra në çerekfinale do takohet me Spanjën, por Xhaka do mungojë shkaku i suspendimit.