Xhaka e Shaqiri me shokë heqin dorë nga bonuset që i marrin te Zvicra

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe reprezentuesit e tjerë të Zvicrës kanë vendosur që të heqin dorë nga bonuset që i marrin nga Federata e Futbollit, transmeton zeri.info

Rreth 1 milion franga ata do t’i lënë në arkat e Federatës për ta ndihmuar futbollin këtë situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi.

“Në periudha si kjo duam që të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ndeshjet e vështira fitohen të gjithë bashkë”, ka thënë trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic.

“Me këtë gjest kemi dashur që të japim një sinjal solidariteti dhe të tregojmë afirmitetin tonë me Federatën Zviceriane të Futbollit”, është shprehur kapiteni Stephan Lichtsteiner./Zëri