Xhaferi: Zgjedhjet mund të shtyhen deri në momentin e shpalljes së tyre

Përderisa mos të shpallen zgjedhjet ata mund të shtyhen. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët.
Ai ka thënë se teorikisht ekziston mundësi e tij, duke pasur parasysh se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen në afat prej 60 ditëve nga shpërbërja e kuvendit.
Kjo donë të thotë rreth datës 10 të muajit shkurt, kështu që zgjedhjet me siguri do të shpallen ditën e nesërme nga shpërbërja e kuvendit. Nga ai moment fillojnë të skadojnë afatet për realizimin e zgjedhjeve.
Xhaferi planifikon më tre janar, 100 ditë para zgjedhjeve të caktojë seancë për përzgjedhjen e kryeministrit të ri teknik dhe ministrat e ri për punë të brendshme dhe punë dhe politikë sociale.
Megjithatë ai thotë se termini kur do të mbahet kjo seancë do të varet edhe nga momenti kur kryeministri aktual Zoran Zaev do të jep dorëheqje dhe kur do të dorëzohen propozimet për kryeministrin e ri dhe dy ministrat.
Përbërja e re mund të zgjidhet të njëjtën ditë deri në mesnatë.
Ditën e nesërme, siç shpjegon Xhaferi, shkruan SHENJA, kryeministri i ri, do të duhet të dorëzoj propozime për zëvends ministrat shtesë në MPB dhe Punë dhe Politikë Sociale (nga radhët e LSDM-së) dhe në financa, bujqësi dhe shoqëri informative (nga VMRO-DPMNE),
Pas zgjedhjeve, ministrat e ri dhe zv/ministrat në qeverinë teknike do të duhet të braktisin funksionet;.
Deri në emërimin e qeverisë së re, pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare, me ministrit për punë të brendshme dhe punë dhe politik sociale do të udhëheqin zv/ministrat e rregullt në këto resore.