Fatime Fetai mbeti me gishta në gojë, Thaçi dhe Bedredini në liri!

Udhëheqësia e Partisë Demokratike Shqiptare ka mbijetuar shumë goditje të ndryshme dhe njësoj e mbijetoi edhe këtë goditje. Ishte një goditje e ulët nga femra që menduam se do të jetë “engjëlli” ose “melaqja” e drejtësisë, por që po del ma zi se gjithë të tjerët deri tani.
Por kur je i pastër dhe i drejtë nuk ka se çtë bën as “engjëlli” i rrejshëm, e as “djalli” i vërtetë.
“Engjëll” për funksionarët e VMRO-së dhe BDI-së, “djall” për të tjerët. Asnjëherë nuk u angazhua me gjitha forcat kundër Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit, Ali Ahmetit e Musa Xhaferit, siç u angazhua kundër Menduh Thaçit. Dhe në fund mbeti me gishta në gojë.
Ne vazhdojmë rrugën me liderin tonë në ballë, kurse Fatimja le të vazhdojë ta dëgjojë Aca Llukasin dhe këngëtarët tjerë nga Serbia. /Ali Imeri