Xhaferi: Shpallja e zgjedhjeve, data më e hershme 5 maj. Partitë të parashikojnë detyrimet për qeverinë teknike

Partitë të mendojnë që të organizojmë grupe të punës për marrëveshje për zgjedhjet. Nuk kam ndërmend të ftoj askënd ata duhet të jenë përgjegjës për këtë çështje, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhafer, përcjell TV21.

“Përgjegjësia ime është të shpall zgjedhjet e rregullta data më e hershme është deri më 5 maj. Partitë, kur të jenë dakord për një datë, duhet të kenë parashikuar edhe detyrimet nga marrëveshja e Përzhinës për qeverinë teknike. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, afati më i hershëm është 14 maji dhe i fundit është 8 maji”, sqaroi Xhaferi.