Xhaferi: Partia vendos nëse sërish do të bëhen kryetar i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk tha qartë se a dëshiron apo jo të jetë kryeparlamentar edhe pas 12 prillit.

Ai tha se fillimisht për këtë vendos partia e pastaj votuesit, raporton TV21.

“Këtu nuk ka a dua, por duhet të mendojmë se a mund ta kryejmë punën si duhet”, tha Xhaferi.

Pas kësaj, Xhaferi gjithashtu deklaroi qytetarët sigurisht do të vendosin në bazë të asaj që kam punuar dhe se ai nuk dëshiron të flasë për këtë çështje.