Xhaferi: Opozita mund ta bllokojë, por Kuvendi do të punojë pa probleme

Nuk mund të ketë bllokadë të plotë të Kuvendit. OBRM-PDUKM mund t’i bllokojë vetëm komisionet që i drejton dhe Kuvendi do të vazhdojë të punojë pa probleme në lidhje me ato pika për të cilat ka parakushte, sipas Rregullores, të punojë, thotë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai deklaroi se është e drejtë e opozitës që bllokimin ta përdorë si instrument në Kuvend.

“Nuk mund të ketë bllokadë të plotë të Kuvendit, sepse mund të mos i shqyrtojnë pikat që janë në komisionet që ata drejtojnë, por komisionet e tjera që do t’i shqyrtojnë pikat sigurisht që kanë kushtet për t’u shqyrtuar në seancat plenare sipas Rregullores është planifikuar dhe ka një kohë të fillimit dhe përfundimit të diskutimit, në mënyrë që Kuvendi të vazhdojë të punojë pa probleme edhe në lidhje me ato pika për të cilat ka parakushte, sipas Rregullores së Punës, për t’u punuar”, tha Xhaferi.

I pyetur për referendumin për ndryshimin e Kushtetutës, të cilin e ka paralajmëruar opozita maqedonase, Xhaferi tha se kjo është pyetje hipotetike.

“Sido që të jetë, ka rregullore, ka procedurë, kështu që edhe unë si kryetar i Kuvendit dhe deputetët dhe askush tjetër nuk mund t’i shmangemi procedurës sepse është parakusht, përveç nëse sillem,në mënyrën se si sillen kryetarët e komisioneve përkatëse, për shembull mos thirrja e seancave. Por sido që të jetë, unë do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga Rregullorja e Kuvendit dhe nga autoriteti dhe detyrimet e Kryetarit të Kuvendit për të respektuar procedurën, nuk kam pse të mos respektoj procedurën”, tha Xhaferi.